Një personalitet që gjithmonë do të mbetet në zemrat e banorëve të fshatit Lloshkobare, qytetarëve të Ferizajt e më gjerë, është Naim Meha.
Një burrë i rrallë, humanist e i gjithanshëm, kontribues edhe në sport ndër vite, para 4 viteve humbi jetën tragjikisht.
Elireta Meha ka botuar librin më shumë domethënie me titull: “Ylli im në mes të yjeve”.

Elireta Meha
Nesër në orën 18.00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj (Qendra e Kulturës) do të bëhet promovimi i librit.
Libri përfshinë të gjitha aktivitetet e jetës së Naim Mehës, që ishte shembull i punës dhe humanizmit.
“Vetë jeta i solli autores dhimbje të thellë: Humjjen e të atit që e tronditi thellë dhe e nxiti të kërkonte një formë tjetër të shprehjes së dhembjes., PIkërisht nga kjo dhimbje lindi libri i parë, ‘Ylli im në mes të yjeve’. Edhe pse i frymëzuar nga një humbje tragjike,
ky libër flet për kujtimet që mbeten, për dashurinë që nuk shuhet e për rëndësinë e të jetuarit me zemër të hapur”, shkruan mes të tjera në librin "Ylli im në mes të yjeve"..