Lajme sa qesharake, po aq edhe të pabesueshme!

Kultura

Lajme sa qesharake, po aq edhe të pabesueshme!

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 qershor 2025 Në ora: 09:14
Autori

Ramush Haradinaj dhe Sami Lushtaku,

Albin Kurtin e quajnë

herë rus, herë serb e fëmijaxhi,

por Albin Kurti

qëndron në pushtet

pa u lëkundur

as edhe një hap.

Shqiptarin mund ta quash patriot,

serb, rus, mashtrues

dhe lider,

shkrimtar e filozof,

por tradhtinë e ka zanat.

T’iu thuash kundërshtarëve politikë

nomadë e gjysmë-nomadë

nuk është ofendim,

sepse shqiptari që rri

vetëm në shtëpi

e nuk e shetit botën

është si një ujë që nuk lëviz,

e nuk mund të jetë

produktiv në politikë

si z. Albin Kurti aktualisht.

Të gjithë ata që e akuzojnë Kurtin

se nuk e lëshon pushtetin,

vetë e synojnë pushtetin

dhe absolutisht nuk e kanë

hallin as të popullit

as të shtetit,

sepse, po të mos ishte kështu,

në seancën e parë të parlamentit

do t’i kishin ngritur gishtat

për ta konstituar Kuvendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat