Mbrëmje madhështore për ditën e çlirimit nga Besiana, Shkodrani dhe miqtë në Podujevë

Kultura

Mbrëmje madhështore për ditën e çlirimit nga Besiana, Shkodrani dhe miqtë në Podujevë

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 16:32
Shkodran Tolaj e Besiana Mehmedi

Mbi 2000 spektatorë mbushën sheshin “Zahir Pajaziti” në Pidujevë ku iu këndua lirisë së Kosovës në ditën e çlirimit duke kujtuar dëshmorët, veteranët, invalidët dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën- jetën për liri! 

Jehoi lartë zëri i Arif Vladit” Marshi i UÇK/ së” e “Jam Kosova e Shqiptarisë”, këngë për Adem Demaçin nga Hysni Klinaku, këngë për Zahir Pajazizin, Ali Ajetin nga Korab Shaqiri, këngë për Skenderbeun, Adem Jasharin nga Shkodran Tolaj e Besiana Mehmedi pa munguat këngët më të bukura të kushtrimit e lirisë së Kosovës nga Irma Libohova dhe vargje atdheu nga mjeshtri i madh Llesh Nikolla! 

Kryetari i Komunës z.Shpejtim Bulliqi uroi qytetarët në këtë ditë të veçantë duke kujtuar se liria nuk është dhuratë por amanet i brezave të tërë që duhet ruajtur e përcjellur me krenari brez pas brezi! Koncerti u mbajt nën Patronatin e Komunës së Podujevës ndërkaq për konceptim artistik u përkujdes Shkodran Tolaj në cilësinë e drejtorit artistik! 

Programin e begatuan ansambli i vendit “Flaka e Llapit” si dhe duajeni i këngës shqipe Selajdin Miftari! 

Dy orë e gjysëm program, laramani stilesh për të gjitha mishat bënë që spektatorët të kalojnë një mbrëmje që nuk do e harrojnë kurr ndërkaq për Komunën e Podujevës ky koncert ishte një sukses i radhës ndaj përkushtimit për kulturën që i ka dhënë dimension mbarëkombëtar! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat