Çun Lajçi: Po gëzohem që po vjen Viti i Ri, disa miq do të mi dërgojnë paratë për librat që i kanë marrë

Lajme

Çun Lajçi: Po gëzohem që po vjen Viti i Ri, disa miq do të mi dërgojnë paratë për librat që i kanë marrë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 22:42
Çun Lajçi

Përveç festave të fundivitit, aktori Çun Lajçi ka edhe një arsye tjetër pse po i gëzohet përfundimit të këtij viti. Ai ka shëtitur vendin duke shitur librat e tij, për të cilët jo gjithmonë ka marrë paratë.

Viti i Ri mund të sjellë bashkëtëdhetarët të cilët mund të blejnë libra të tjerë dhe do të sjellë afatin kur ata që tashmë i morën librat premtuan se do të bëjnë pagesën.

Gjithë këtë Lajçi e tregoi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

Po afrohet viti i ri dhe unë po gëzohem.

E pse?

Se ma n’fund do t’mi dërgojnë disa miq paret për librat që i kanë marrë gjatë verës!

Po, po gëzohem që po afrohet viti i ri.

E pse?

Se po shpresoj mos po e kërkon edhe ndonji vlla që jeton n’Evropë librin tim!

Hajt t’shpresoj, se shpresën e kam pa pare!

U gëzofshim t’gjithë.

Ai në vazhdimësi ka treguar vështirësitë e jetësës së artistëve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat