Pasojnë hapat politik për marrëveshjen mes Kosovës edhe Serbisë

Lajme

Pasojnë hapat politik për marrëveshjen mes Kosovës edhe Serbisë

Nga: F.B Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 08:42
Čarls Kapčan

Administrata e presidentit të ri Biden nuk do duhej të hidhte poshtë të arriturat e politikës së Trump, ndër të cilat edhe ato në Ballkan. Normalizimi i raporteve ekonomike mes Kosovës edhe Serbisë është hapi i parë por i pamjaftueshëm pas të cilit duhet pasojnë suksese edhe në arritjen e normalizimit politik, shprehet drejtori i Këshillit të Nju jorkut për studime të jashtme evropiane dhe profesori i Universitetit në Gjorgjtaun Čarls Kapčan, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Ai është njohës i mirë i regjionit dhe me dekada ka përcjell politikën amerikane në Ballkan, për çka kohëve të fundit ka botuar edhe një libër rreth izolacionizmit amerikan.

Tramp për qasje ndaj problemeve në Ballkan ka ndërtuar politikë të pavarur nga BE, që rezultoi me marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar nga Kosova , Serbia dhe ShBA. Me ndryshimin e administratës shtrohet pyetja, çfarë rëndësie do kenë ato dokumente për administratën e Biden.

“Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës është e rëndësishme, por është vetëm hapi i parë. Kalimi nga lidhjet e afërta ekonomike në normalizim politik nuk do të jetë i lehtë. Pres angazhim më të madh të Biden në çështjet e Ballkanit, pasi e njeh situatën atje. Dallimi i mundshëm është se përkundër Trumpit, ai do bashkëpunojë me BE, sepse ndarja e përpjekjeve nuk ka kuptim” tha ai

“Serbia dhe Kosova u sollën mirë me të drejtë në arritjen e marrëveshjes – edhe pse ajo ishte lidhur me fitore ‘diplomatike’ para zgjedhjeve. Motivet e Trump janë të parëndësishme, nga marrëveshja që avancon raportet ekonomike, por ajo nuk jep shkak për vetëkënaqësi.

Ai me këtë rast përmendi disa raste të raporteve të pazgjidhura ndër vite si Izraeli e Palestina, Kina e Japonia por që kanë raporte ekonomike, kështu që gajden duhet punojë në hapat e ardhshëm e marrëveshja e Uashingtonit është fillim i mirë.

Në pyetjen ku renditën interesat serbe dhe Serbisë në administratën e Biden, Kapçan tha se “Pres që Biden të ketë qasje pragmatike dhe jo ideologjike dhe të zgjedhje vetëm njërën anë. Për stabilizimin e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë dhe BeH nevojitet diplomaci e baraspeshuar që sheh kah e ardhmja e jo prapa.

Lidhur me paralajmërimet e kyçjes së ish-sekretares Albright, ai thotë se në situatn pandemi të gjithë kemi angazhime, Biden fillimisht duhet orientohet në çështjen e pandemisë dhe nxitjes ekonomike. Pastaj mund të punojë me situatën në Lindjen e afërme, por me punë ekipore do punoj edhe në Ballkan.

Në pyetjen se përfaqësuesit amerikan kanë thënë se në fund presin njohjen e ndërsjellë dhe kur mund të ndodhë kjo, Kapçan tha se “Pres njohjen e ndërsjellë por kjo mund të zgjas. Në planin ekonomik të dy palët janë në rrugë të mirë, pres që i gjithë Ballkani të integrohet në institucione atlantike. Tërheqja në anëtarësimin në BE është një promotor në lidhje me këtë pikë, por kur mund të ndodhë nuk jam i sigurt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat