Gjykata e Hages iu ka dhënë mbrojtje 71 dëshmitarëve në gjykimin e Thaçit

Lajme

Gjykata e Hages iu ka dhënë mbrojtje 71 dëshmitarëve në gjykimin e Thaçit

Nga: F. B. Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:48
Hashim Thaçi

Gjykatësi i Dhomës së Specializuar të Kosovës në Hage iu ka dhënë statusin e mbrojtjes 71 dëshmitarëve të prokurorisë që do të dëshmojnë në procesin kundër Hashim Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së të akuzuar për krime lufte në Kosovë në periudhën 1998 dhe 1999, ka njoftuar “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.

Ky vendim është marr me propozim të Prokurorisë Speciale në dhjetor, ndërkohë që mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që të i mundësohet e drejta që të ankohen në panelin gjyqësor (dhomën gjyqësore).

Gjykatësi i procedurës paraprake , megjithatë kërkesën e palës mbrojtëse e ka refuzuar si të pabazë sepse sipas rregullores së Gjykatës kjo “nuk përbën çështje ankimore” u publikua sot në faqen e Gjykatës.

Mbrojtja e Thaçit ka protestuar që 71 dëshmitarë të prokurorisë do të dëshmojnë në gjykim nën masa mbrojtëse me pseudonime ( me numra), ndonëse sipas këndvështrimit të gjykatësit, në mënyrë gjenerale nuk kundërshton masën mbrojtëse.

Gjithnjë sipas publikimit në faqen e Gjykatës, gjykatësi konsideron se masat mbrojtëse  për dëshmitarë janë të domosdoshme dhe nuk do të ndikojnë në drejtësinë e gjykimit.

Edhe pse identiteti i dëshmitarëve nuk do bëhet i njohur për opinionin, gjatë procedurës ai do të iu bëhet i njohur të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat