Lëvizja “Çlirimi”: Në administratën e Bidenit ka njerëz me histori lotimi kundër Serbisë

Lajme

Lëvizja “Çlirimi”: Në administratën e Bidenit ka njerëz me histori lotimi kundër Serbisë

Nga: F.B Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:23
Mladjan Djordjeviç

Kreu i Lëvizjes “Çlirtimi” Mlagjan Gjorgjeviç ka vlerësuar se në kabinetin e presidentin Joe Biden gjendej njerëz ,e “histori lotimi kundër Serbisë” dhe qysh tash do të shihet rezultati i politikës së keqe të jashtme të viteve të shkuara që u udhëheq nga Vuçiq, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

“Në pozitën më të rëndësishme të administratës amerikane është emëruar Antony Blinken dora e djathtë e Clintonit në agresionin ndaj SRJ në vitin 1999. Ky njeri hapur ka punuar në promovimin e pavarësisë së Kosovës” tha Gjorgjeviç dhe shtoi se bëhet fjalë për njeriun që përkundër mospajtimit Biden e Trump ka mbështetur marrëveshjen e Uashingtonit.

Gjorgjeviç konsideron se kjo do të thotë se administrata Biden atë dokument e shfrytëzon që nga ai të mbledhë elemente me të cilat do realizojë presionin në Serbinë.

“Se mbështetja për pavarësinë e Kosovës do të jetë një nga prioritetet evropiane shihet nga përbërja e mbetjes tjetër të kabinetit” tha ai , ku përmend zëvendës-sekretarin e Shtetit Wendy Sherman, përfshirë nën-sekretarët tjerë si Viktor Nolland që në këët detyrë vjen nga grupi Albright-Strounbrixh, në pronësi të Madeleine Albright 

Lideri i “Çlirimit” shton se kjo jo vetëm që është keq që në administratë kthehen kuadrot “përplot me paragjykime”, por që edhe Vuçiq ka përkeqësuar situatën që hapur ka mbështetur Trumpin në fushatë si një ndër shefat e rrallë të shteteve që hapur ka mbështetur kandidatin humbës, dy muaj para zgjedhjeve.

“Jemi dëshmitarë që lotuesit shqiptar veç po mbajnë takime në Uashington dhe bisedojnë me anëtarët e kabinetit dhe Kongresit, përderisa ambasadori ynë Gjuriq fotografohet në kryeqytetin amerikan. Kam frikë se administrata e re në kombinim me mos-aftësinë e Vuçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij do të ketë pasoja për Serbinë në katër vitet e ardhshme. Ndërsa ne nuk jemi plotësisht të papërgatitur” tha Gjorgjreviç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat