I ftuari nga Specialja, Pjetër Shala ka këtë fotografi në Facebook me këtë komandant të UÇK-së gjatë kohës së luftës

Lajme

I ftuari nga Specialja, Pjetër Shala ka këtë fotografi në Facebook me këtë komandant të UÇK-së gjatë kohës së luftës

Nga: D.RR Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:01
Pjetër Shala

Pjetër Shala, i njohur si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nofkën “Komandant Ujku”, është arrestuar të martën në Belgjikë, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

“Ujku”, gjatë kohës së luftës ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.

Me banim në Belgjikë, Shala kishte thënë se gjatë intervistimit nuk ka pasur avokat pasi nuk ka kushte për të pasur një avokat mbrojtës.

Ndonëse është jo shumë i njohur për opinionin në Kosovë, ai duke se ka pasur bashkëpunim të mirë me Fatmir Limajn gjatë kohës së luftës, por e kishte përkrahur edhe tash. Të paktën kështu duket në fotografitë dhe videot e publikuara nga ai në Facebook.

Ndër fotot e Pjetër Shalës, është edhe një me komandant "Çelikun" (Famitr Limajn) gjatë kohës së luftës të veshur me uniformën e UÇK-së.

Image

Teksa në një postim tjetër, ai ka shpërndarë një fjalim të Fatmir Limajt në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat