Amerikanët po ndërtojnë aeroplanin supersonik: Prishtinë-New York për më pak se dy orë

Lajme

Amerikanët po ndërtojnë aeroplanin supersonik: Prishtinë-New York për më pak se dy orë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:58
Fluturimi i parë i AS2 është planifikuar për vitin 2024 dhe kompania synon të hedh në treg aeroplanin në vitin 2026

Tani për tani, nuk mund të paramendohet, por nëse i besojmë planifikuesit me bazë në Florida, Aerion, deri në fund të dekadës ne do të jemi në gjendje të fluturojmë midis Los Angelos dhe Tokios në tre orë.

Aerion AS3 është një aeroplan komercial Mach 4+, prodhuesit e të cilit thonë se do të jenë në gjendje të mbajnë 50 pasagjerë në një distancë prej mbi 11 mijë kilometrash, raporton CNN.

“Vizioni ynë është të ndërtojmë një të ardhme ku njerëzimi të mund të udhëtojë midis dy pikave në planetin tonë brenda tre orësh

Fluturimi supersonik është pika e fillimit, por ajo është vetëm – fillimi”, tha kryetari, presidenti dhe CEO i Aerion, Tom Vice, i cili më tutje shtoi se, “Ne duhet të kalojmë kufijtë e asaj që është e mundur”.

Në fillim të këtij viti, Aerion zgjeroi partneritetin e saj të vazhdueshëm me Qendrën Kërkimore të NASA-s Langley, me një fokus specifik në fluturimet tregtare në diapazonin Mach 3-5.

Për ta thënë këtë në termat e sotme, kjo është 2,300 deri 3,800 milje në orë, ose 3,700 deri 6,200 km/orë – ose deri shtatë herë më shpejt se një aeroplan i rregullt i udhëtarëve.

Nëse kjo do të ndodhë atëherë distanca prej Prishtinës deri në New York, e cila është rreth 7500 kilometra vijë ajrore do të mund të përshkruhet për më pak se dy orë.

Koncepti dhe puna e dizajnit aktualisht janë në proces, me më shumë detaje të vendosura për t’u zbuluar më vonë në vitin 2021.

AS3 është aeroplani i dytë që zbulohet në familjen e aeroplanëve të Aerion gjersa për të ka ardhmen ka planifikuar edhe aeroplanët supersonikë hibrid-elektrik.

AS2 – i cili premton të fluturojë distancën prej New Yorkut për në Londër në 4,5 orë – është oferta e Aerion për t’u bërë aeroplani i parë i pasagjerëve supersonik që hyn në shërbim tregtar në më shumë se 50 vjet.

Aeroplani i biznesit të pasagjerëve 8-12 do të udhëtojë me Mach 1.4 (më shumë se 1.000 mph), me prodhimin që fillon me anijen supersonike në vitin 2023. Fluturimi i parë i AS2 është planifikuar për vitin 2024 dhe kompania synon të hedh në treg aeroplanin në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat