U konfiskuan 400 kilogramë kokainë, Prokuroria e Shtetit thërret konferencë për media

Lajme

U konfiskuan 400 kilogramë kokainë, Prokuroria e Shtetit thërret konferencë për media

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Afro 400 kilogramë substancë narkotike të llojit kokainë janë konfiskuar gjatë ditës së sotme në territorin e Kosovës.

Sipas të dhënave të deritanishme thuhet se narkotikët erdhën nga shtetet fqinje si Shqipëria, por që u arritën të ndaloheshin në Lipjan, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj nga Prokuroria e Shtetit kanë bërë të ditur se sonte në ora 19:30 do të mbahet një konferencë për media në të cilën do të bëhen të ditura detajet shtesë lidhur me rastin.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e zhvilluar, e ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Prokuroria e Posaçme të Republikës së Shqipërisë dhe nga organet përkatëse të Republikës së Italisë.

Konferenca do të mbahet nga ora 19:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat