Borel: Moti është dashur të kemi marrëveshjen mes Beogradit edhe Prishtinës

Lajme

Borel: Moti është dashur të kemi marrëveshjen mes Beogradit edhe Prishtinës

Nga: F.B Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:55
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane Borel ka vlerësuar se “marrëveshja obliguese gjithëpërfshirëse mes Kosovës edhe Serbisë është dashur moti të arrihet”, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Në faqen e tij Borel ka thënë se në qershor pritet konferenca ndërqeveritare me Serbinë dhe mbajtja e takimit në kuadër të dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës në nivelin e lartë, duke bërë thirrje që viti 2021 të jetë viti i “përparimit” në të gjitha fushat mes BE-së dhe Ballkanit perëndimor

Ai ka përmendur edhe darkën e punës të organizuar në Bruksel me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit, duke vlerësuar se rëndësia e takimeve të formatit të tillë është “edhe më e madhe, pasi regjioni përsëri ndodhet në udhëkryq kur flitet për euro-integrimet”.

"Kam dashur që me liderët e Ballkanit të flasim hapur për shqetësimet e tyre dhe propozimet kur flitet për regjionin dhe ardhmërinë e saj evropiane, por edhe kur bëhet fjalë për qasjen parimore në politikën e jashtme strategjike ", tha Borel.

Shefi i diplomacisë evropiane shtoi se dëshira e tij është “ndërtimi i raportit personal” me liderët të cilët kanë nevojë “për hapësirë pune në raportet ndër-fqinjësore” edhe me BE-në.

"Të gjithë liderët deklaruan se kanë përzgjedhur integrimin në Be si prioritet të agjendës së tyre dhe janë duke bërë angazhim maksimal politik për të afruar njerëzit e regjionit në BE”.

Borel tha se ishte me rëndësi të dëshmohet angazhimi i BE-së dhe regjionit n[ nivel politik, jashtë politikës së zgjerimit dhe diskutimi gjatë darkës “dëshmoi se zgjerimi është temë ekzistenciale” që bashkon regjionin.

Ai theksoi se Ballkani perëndimor në mënyrë gjeografike “ është i kapur në BE” dhe BE është partner kryesor tregtar i të gjitha vendeve me 70 për qind të gjithë tregtisë në regjion.

Pot, shprehet ai është e nevojshme “ edhe pak dije për historinë evropiane” për të kuptuar pse regjioni “mbetet i brishtë, ndërsa procesi i integrimit në BE kompleks”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat