Ish-agjenti i SHIK-ut i drejtohet Ramushit: Komandant Marigona, pyete mikun tuaj Radojçiç, informacionin jepja Burim Ramadanit

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut i drejtohet Ramushit: Komandant Marigona, pyete mikun tuaj Radojçiç, informacionin jepja Burim Ramadanit

Nga: N.Sh. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:48
Ramush Haradinaj

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i është drejtuar liderit të AAK-së, Ramush Hardinaj me një kërkesë publike në rrjetin social facebook.

Miftari i kërkon Ramush Haradinajt që ta pyet Milan Radojçiçin, që sipas tij, është haver i Ramushit dhe Thaçit, se çka është puna e helmimit misterioz në Deçan.

Ish-agjenti thotë se informacionin që e merr le të ia jep Burim Ramadanit të AKI-së.

Miftari i drejtohet Ramushit si ‘komandant Marigona’.

Postimi i plotë:

Komandant Marigona, pse nuk e pyete Milan Radojçiçin, haverin tuaj edhe të Hashim Thaçit çka ke puna e qëti helmimit misterioz në ujin e pijes në Dugagjin?

Pyete mos po merr naj informacion të vlefshëm sa ja fut kot nga shpati së paku ta sheh hajrin edhe Burim Ramadani, haveri i juaj i AKI-së.

Nuk bën veç me marr informata nga AKI-ja (Burimi), por duhet me jep kajher me ndihmu edhe vet me naj informatë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat