Gazeta e njohur izraelite poshtëron serbët: “Përqeshja e turpshme e holokaustit duhet të ndalet”, duke mohuar shifrat serbe të atyre që pësuan në Jasenovc

Lajme

Gazeta e njohur izraelite poshtëron serbët: “Përqeshja e turpshme e holokaustit duhet të ndalet”, duke mohuar shifrat serbe të atyre që pësuan në Jasenovc

Nga: F.B Më: 17 gusht 2021 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Gazeta e njohur izraelit “Jerusalem-post” ka publikuar artikullin me titull “Përqeshja e turpshme e holokaustit duhet të ndalet” duke mohuar shifrat serbe të atyre që pësuan në Jasenovc dhe duke shkruar se në llogore të Kroacisë së Pavarur nuk janë vrarë më shumë se 4 mijë e 500 viktima, në çka ka reaguar ministria e jashtme e Serbisë, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Në tekstin e autorit David Goldman, të publikuar me 14 gusht jepen shifra që sipas ministrisë së jashtme janë në valë me revizionizmin historik të ideologjisë “së keqe fashiste”.

“Në faqe të gazetës së njohur u botuar artikulli me titullin “Përqeshja e turpshme e holokaustit duhet të ndalet”, që fyen familjet e viktimave që pësuan në llogore të Jasenovcit por edhe mendjen e shëndoshë të izraelitëve dhe lexuesve ndërkombëtar, me konstatimin se asokohe nuk kishte më shumë se 4,500 viktima” thotë në kumtesën e vetë ministria e jashtme.

Në reagim përkujtohet në qindra mijëra viktima të llogoreve dhe përbën pikën qendrore të gjenocidit ndaj serbëve, romëve dhe izraelitëve që me dekada janë mohuar dhe zvogëluar.

“Më e turpshmja është minimizimi i numrit të viktimave, të cilën gjë e ka potencuar edhe presidenti kroat Tuxhman kur ka fol për 30 deri 40 mijë viktima, por askush nuk ka paramenduar se gazeta e njohur izraelite do jap shifra të çmendura” thuhet në reagimin e ministrisë së jashtme serbe.

Në kumtesë thuhet se Serbia edhe populli serb në tërësi përherë janë në mbrojtje të së vërtetës, duke ruajtur kujtimin për viktimat e pafajshme të holokaustit dhe duke kundërshtuar secilës përpjekje që përmasat e krimit më të madh në histori të relativizohen.

“Kujtimi në 6 milionë viktimat izraelite të vrarë në krimin monstruoz nacist në të njëjtën kohë është ruajtje e dinjitetit të secilës viktimë serbe që ka pësuar nga e nj[jta e keqe në hapësirën e Kroacisë së pavarur nga duart e njëjta. Besojmë në lirinë dhe të vërtetën e populli izraelit përherë do të gjejmë aleatin e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës së kujtimit, përkundër përpjekjeve të manipulimit, që për fat të keq jemi dëshmitar” thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat