Vuçiq kërcënon Kosovën: I japim kohë për ta ndryshuar vendimin, nëse jo...

Lajme

Vuçiq kërcënon Kosovën: I japim kohë për ta ndryshuar vendimin, nëse jo...

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:51
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kë kërcënuar Kosovën me masa nëse nuk tërhiqet nga vendimi për masën e reciprocitetit për targa. 

Vuçiq gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se Serbia do të marrë parasysh masat kundër Kosovës në ditët e ardhshme dhe më pas do të dalë me to, raporton Tanjug.

Ne duam të tregojmë vullnet të mirë dhe t’i japim kohë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e këqija, nëse ata nuk duan, ne do të marrim masa për të mbrojtur Serbinë,” tha Vuçiq pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Vuçiqi po ashtu ka kërkuar një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian, nëse marrëveshjet e Brukselit janë në fuqi apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat