Situata e njëjtë në veri të Kosovës, policia nuk tërhiqet, rrugët edhe më tej të bllokuara

Lajme

Situata e njëjtë në veri të Kosovës, policia nuk tërhiqet, rrugët edhe më tej të bllokuara

Nga: F.B Më: 30 shtator 2021 Në ora: 08:26
Jarinje

Në kalimet administrative në Jarinje edhe Bërnjak situata pas vendimit të Prishtinës për ndërrimin e tabelave të regjistrimit të automjeteve vazhdon të jetë e njëjtë, rrugët mbesin të bllokuara, ndërsa njësitet speciale vazhdojnë të kontrollojnë zonën, përderisa në rrugët e këtyre dy vendkalimeve mund të kalohet vetëm në këmbë, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

Serbët lokal vazhdojnë të protestojnë të pakënaqur për vendosjen e njësiteve speciale në vendkalimet kufitare pas vendimit të Prishtinës për ndërrimin e tabelave të regjistrimit, duke hyrë në ditën e 11 si protestë edhe bllokim rruge.

Rruga magjistrale Leposaviç-Rashka dhe rruga tjetër po magjistrale Ribariç – Zubin Potok, vazhdojnë të jenë të bllokuara për qarkullim të automjeteve dhe andaj mund të kalohet vetëm këmbë, ndërsa njësitet policore ROSU nuk tërhiqen.

Dje gjatë ditës në Bruksel kanë biseduar shefat e delegacioneve të dy palëve Bislimi dhe Petkoviç, të cilët kanë pasur takime të ndara me të dërguarin special të BE-së për dialogun Lajçak.

Ndonëse takimet kanë zgjatur deri pas orës 21, sipas delegacionit serb nga Beogradi nuk është arritur asnjë marrëveshje rreth kësaj çështje.

Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë, por nuk është precizuar kur dhe në cilin format .

Hapësira mbi vendkalimin kufitar në Leposaviq dhe Jarinje dje është vëzhguar me helikopter nga ana e komandantit të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat