Policia ka publikuar statistikat e përgjithshme të sigurisë në trafik, ku janë evidentuar 19 aksidente me persona të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.
Sipas të dhënave, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, përcjell Bota sot.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 1 mijë e 726 tiketa trafiku.
Ndërkohë, janë arrestuar 21 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person gjendet në vuajtje të dënimit. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.