ROSU filluan të largoheshin, por tërheqja e tyre u ndërpre shpejt – Kështu shkruan portali serb për ngjarjet në veri

Lajme

ROSU filluan të largoheshin, por tërheqja e tyre u ndërpre shpejt – Kështu shkruan portali serb për ngjarjet në veri

Nga: N.Sh Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:34
Pamje nga veriu

Sipas marrëveshjes në Bruksel, forcat speciale të policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga kalimet Jarinje dhe Brnjak sot, dhe barrikadat do të hiqen në të njëjtën kohë.

Menjëherë pas orës 12:00, pasi u çlirua korsia e dytë e trafikut në Jarinje, anëtarët e ROSU qëndruan në një kolonë dhe filluan të përgatiteshin për tërheqjen, por tërheqja u ndërpre shpejt, shkruan portali serb Kosovo-online, transmeton gazeta "Bota sot".

ROSU u ndalën sepse kërkuan kamionin që ishte pranë rruga që të lëvizur pasi ai mbanë mbishkrimin "Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe".

Gazetarët e Kosovës kanë qenë në vendkalimet Jarinje dhe Brnjak që nga mëngjesi i sotëm dhe po monitorojnë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat