“Pres që Prishtina pas 6 nëntorit të provojë të marrë Vallaçin”, Vuçiq ka një lutje për Kosovën

Lajme

“Pres që Prishtina pas 6 nëntorit të provojë të marrë Vallaçin”, Vuçiq ka një lutje për Kosovën

Nga: F.B Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 14:02
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar sot se “Prishtina po kërkon momentin kur dhe nëse do të ndërhyjë në Vallaç, ndërsa unë i lus që mos ta bëjnë këtë”, shkruan media serbe, transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë Vuçiq e bëri gjatë vizitës që ai po bën në Smederevë, ku nga gazetarët është pyetur nëse ka tërhequr vërejtjen se me 6 nëntor pushteti në Prishtinë do të ndërhyjë në veri të Kosovës për të marrë trafo-stacionin Vallaç, ku Vuçiq sqaroi se nga 6 nëntori kjo mund të ndodhë për shkak të raportit ndaj KOST kompanisë në Kosovë.

“Kërkojnë shkaqe në pagesën e rrymës në veri. Këtë çështje mjaft të komplikuar. Do të tentojnë të shfrytëzojnë momentin për të realizuar disa qëllime tjera politike, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me çështjen energjetike”, tha ai.

Vuçiq me këtë rast nënvizoi se ata po kërkojnë mundësi dhe zgjedhin kur edhe nëse duan ta bëjnë këtë.

“Unë i lus që mos ta bëjnë këtë”, përsëriti ai, apelin që e ka bërë edhe ma herët drejtuar pushtetit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat