Amerika fut në Listën e Zezë kriminelët serbë, mediat serbe kaplohen nga një heshtje totale

Lajme

Amerika fut në Listën e Zezë kriminelët serbë, mediat serbe kaplohen nga një heshtje totale

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 00:39
Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq

Një nga vendimet më të rëndësishme të marra ndonjëherë në pasluftë është padyshim luftimi i hapur i korrupsionit dhe krimit të organizuar në veri të vendit dhe më gjerë.

E padyshim se luftimi nuk bëhet ndryshe po nuk u nis nga ata të cilët shpesh herë kanë destabilizuar situatën në këtë pjesë të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione kundër krerëve të organizatave kriminale serbe të cilët funksionuan për vite të tëra në veri të Kosovës.

Në mesin e këtyre emrave të cilët u futën në listën e zezë të Amerikës janë edhe të njohurit: Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Përpos tyre, në listën e sanksioneve u futën edhe disa emra të tjerë, e të cilët do të kenë të pamundur funksionimin që patën deri më tani.

“Zvonko Veselinovic (Veselinovic), udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar Zvonko Veselinovic (OCG), është një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës. OCG e Veselinovic është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të grupit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje quid pro quo, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë për të lejuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin e fundit të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët. Nga fundi i vitit 2017, Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic (Zharko) kishin marrëveshje me politikanët për të ndihmuar partinë e tyre të fitojë zgjedhjet, të sigurojë fitore politike për kandidatët e tyre dhe të kontribuojë me shuma të mëdha parash për kandidatët”, thuhet në njoftim.

Si rezultat i veprimit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në pronë të personave të mësipërm që janë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim ose kontroll të personave amerikanë janë bllokuar dhe duhet të raportohen OFAC. Gjithashtu, bllokohen edhe çdo subjekt që zotërohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona të bllokuar.

Ndalimi ndër të tjerash përfshinë dhënien e çdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për, ose në dobi të çdo personi të bllokuar ose marrjen e ndonjë kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga çdo person i tillë.

Por padyshim rëndësisë që ka ky lajm sa i përket zhvillimit të duhur të lirisë dhe funksionimit të shtetit të Kosovës, por edhe shteteve fqinje janë mediat serbe ato që kanë heshtur në mënyrë totale sa i përket kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat