Iu vazhdua paraburgimi, vajza e Jakup Krasniqit me fjalë prekëse: A qesh dot babi kur shpirti vajton?

Lajme

Iu vazhdua paraburgimi, vajza e Jakup Krasniqit me fjalë prekëse: A qesh dot babi kur shpirti vajton?

Nga: G.B Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:23
Jakup Krasniqi

Gresa, vajza e Jakup Krasniqit, i është drejtuar babait të saj përmes një postimi në Facebook.

Me fjalë prekëse, ajo e ka pyetur se a është mirë, se çfarë e mundon, çfarë e gëzon, përcjell Bota sot.

“A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon? Thonë koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron? A je i fortë babi? Kur te thyhet shpirti e pasditet zor i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?” ka shkruar ndër të tjera Gresa.

Postimi vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale për t’ia vazhduar paraburgimin Krasniqit.

Postimi i saj i plotë:

A u lodhe babi?

Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqën për të mirën?

Babi a u lodhe duke shpresuar për liri?

A u lodhe duke i dhënë forcë vetës për te vazhduar jetën për hir të tjetrit.

Edhe sa duroka njeriu babi?

Sa dhemb liria babi? Askush më mirë se ti s’di të përgjigjet.

Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjë

Pse mirësia vret e ligësia triumfon?

Çka është drejtësia babi?

Na the të jemi të drejtë, po çfarë është e drejtë dhe çfarë jo? Si ta dallojmë të mirën nga e keqja?

Çfarë e dallon gëzimi nga hidhërimi?

A je mirë babi?

Kur nata vjen e je vet, çfarë të mundon babi?

Plagët që t’i shkaktoi jeta, kush t’i shëron babi?

Do bëhesh 71 vjet shpejt, kur dhemb shpirti e trupi si ja bën babi?

Ku e gjen forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën.

A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon?

Thonë koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?

A je i fortë babi?

Kur te thyhet shpirti e pasditet zor i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat