Vuçiq tregon agjendën trepikëshe të ambasadorit amerikan Hill dhe përsërit se nuk do ta njoh Kosovën

Lajme

Vuçiq tregon agjendën trepikëshe të ambasadorit amerikan Hill dhe përsërit se nuk do ta njoh Kosovën

Nga: F.B Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 09:54
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq në intervistë për "Veçernje novosti" ka folur rreth asaj se çfarë e pret Serbinë në vitin 2022, çfarë i sjell shqetësim dhe cilët janë gjeneratorët e presionit, sikurse edhe shpjegon agjendën e ambasadorit të ardhshëm amerikan Christofer Hill në Serbi, transmeton “Bota Sot”.

Krahas kësaj, Vuçiq ka zbuluar edhe histerinë kundër-serbe në regjion duke u përgjigjur edhe në akuzat e shumta brenda vendit se ai është i gatshëm ta pranojë Kosovën.

Vuçiq ka shpjeguar edhe kur planifikon të braktis Partinë Përparimtare Serbe (SNS), e cila nën drejtimin e tij është bërë subjekti kryesor në vend.

Në pyetjen si e kemi kuptuar agjendën e ambasadorit Hill, ku përfshihen tri porosi kyçe: Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Srpska të mbetet entitet dhe një lloj mbikëqyrje të ShBA-ve në zgjedhjet e prillit, Vuçiq tha se këto janë çështje me rëndësi dhe shqetësohet me zhvillimet që mund të ndodhin në Kosovë, por edhe BeH, ndërsa rreth zgjedhjeve aspak.

“Kur flitet rreth procesit zgjedhor, habitem edhe qeshem kur dëgjoj se disa vende flasin për përzierjen e vendeve tjera në zgjedhjet e tyre të brendshme. Më së shumti më shqetëson situata në BeH dhe gjendja atje, natyrisht edhe gjithçka që mundet të ndodhë, natyrisht jo me veprimet e pavarura, por me mbështetjen e atyre që e krijuan shtetin e ashtuquajtur të Kosovës që mund të ndodhë në Kosovë”, tha Vuçiq.

“Ndërsa lidhur me ekonominë dhe zhvillimin në Serbi, jam i sigurt se po ecim fuqishëm përpara, po mbajmë gjendjen e mirë të financimit tonë publik dhe njerëzit po ndjejnë përmirësimin edhe në xhepin e vet”, ka deklaruar Vuçiq.

Në pyetjen direkt se me vite e akuzojnë se po përgatiten për ta pranuar Kosovën, Vuçiq është përgjigjur – “Jo! Shkurt edhe qartë”.

Intervista e plotë e Vuçiq rreth situatës dhe pritjeve të Serbisë në vitin 2022 do publikohet në numrin festiv të gazetës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat