Ja ku po mbahen katër serbët e ndaluar mbrëmë në Merdarë

Lajme

Ja ku po mbahen katër serbët e ndaluar mbrëmë në Merdarë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 09:00
Ilustrim

Katër serbët e ndaluar në pikën kufitare në Merdarë tashmë janë dërguar në mbajtje në stacionin policor në Lluzhan të Podujevës.

Po ashtu në këtë stacion të policisë janë dërguar edhe dy kamionët me të cilët po bartej materiali për referendumin serb, që është paralajmëruar për të dielën.

Ekipi i klanit ka qëndruar në vendin e ngjarjes prej ku sjell edhe fotografi ekskluzive nga stacioni policor ku po mbahen të ndaluarit.

Këta persona u ndaluan në orët e vona të së premtes në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, pasi të njëjtit po sillnin materialet e nevojshme zgjedhore për referendumin serb të së dielës, të cilin institucionet e Kosovës nuk e lejojnë.

Të ndaluarit janë koordinatori i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviq, shoferi i tij dhe dy shoferët e autobusëve.

Image
Stacioni policor në Lluzhan të Podujevës
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat