Partia serbe: Vuçiq tenton fajin për Kosovën ta bart tek Rusia

Lajme

Partia serbe: Vuçiq tenton fajin për Kosovën ta bart tek Rusia

Nga: F. B. Më: 7 maj 2022 Në ora: 21:45
Aleksandar Vuçiq

Partia “Zavetnici” vlerëson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tenton që fajësinë për politikën e vet të keqe politike të partisë së tij ndaj Kosovës ta bart tek Rusia, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Ata konsiderojnë se porosia e Vuçiqt në takimin e mbrëmshëm me gazetarë është fryt i komentimeve jo të sakta dhe keq-qëllimshme, ka kumtuar kjo parti.

Vuçiq ka thënë se pozicioni i Serbisë është “ndryshuar për keq pas deklaratës së Putinit me të cilën e ka sjell në lidhje çështjen e Kosovës me statusin e Donjeckut dhe Luganskit në Ukrainë, por vlerësoi se lideri rus “nuk ka pasur qëllim të caktuar për të dëmtuar Serbinë”, por ka dashur rë mbroj interesat e veta.

“Zavetnici” kanë shtuar se pushteti që përbëhet nga SNS vazhdimin e bisedimeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit “ shumëfish kanë rrezikua pozicionin e Serbisë në Kosovë".

"Përpjekja që me komentime selektive edhe sipërfaqësore të fjalëve të Putinit Rusinë tash prezanton si shtet që punon kundër Serbisë janë pjesë e fushatës së gjerë e cila në kohët e fundit po udhëheqin mediet pro regjimit”, thonë në këtë parti.

Sipas tyre, kjo fushatë ka për qëllim që të lëkund besimin e madhe të qytetarëve të Serbisë në Rusi dhe udhëheqjen e saj shtetërore.

"Është plotësisht e qartë se ndërmjet gjithë kësaj qëllimi i pushtetit është që me deklarata të presidentit rus të gjej arsyetim për lëshimet e reja të mundshme rreth çështjes së Kosovës, si dhe që opinionit serb shkallë-shkallë ta përgatis për goditjen e fundit, e kjo është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat