Vijnë reagimet e para nga Serbia pasi Vuçiqit iu ndalua të bënte një vizitë “private” në Kroaci

Lajme

Vijnë reagimet e para nga Serbia pasi Vuçiqit iu ndalua të bënte një vizitë “private” në Kroaci

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:59
Aleksander Vuçiq

Presidentit të Serbisë, leksandar Vuçiq, iu ndalua nga autoritetet kroate një vizitë private në Jasenovac.

Sipas mediave kroate, Vuçiq po planifikonte një vizitë private në Jasenovac, domethënë në zonën përkujtimore ku thuhet se vdiqën shumë serbë në Luftën e Dytë Botërore.

Një vizitë të tillë, po sipas autoriteteve kroate, ai ka tentuar ta bëjë pa njoftim zyrtar për autoritetet kroate dhe pa koordinim me ambasadën.

Dhe lidhur me këtë kanë ardhur reagimet e para nga Serbia, përkatësisht nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq dhe ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke folur rreth një ndalese të tillë, ka vlerësuar se ky është “skandali më i madh në historinë moderne”.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, është shprehur pas vendimit të Kroacisë për ndalimin e vizitës private të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Jasenovac.

Madje, ai ka paralajmëruar një “hakmarrje”, “viktimë” e së cilës do të jenë të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë mbajtësit e pasaportave zyrtare apo diplomatike që kalojnë nëpër Serbi.

“… Që sot të gjithë zyrtarët e shteti kroat, të gjithë mbajtësit e pasaportave zyrtare ose diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën ose kalimin e tyre përmes Serbisë dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”, ka thënë ndër tjerash Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat