Hill s’sheh mundësi që trupat serbe të “rikthehen” në Kosovë, por thotë se Asociacioni “do të bëhet”

Lajme

Hill s’sheh mundësi që trupat serbe të “rikthehen” në Kosovë, por thotë se Asociacioni “do të bëhet”

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 14:21
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

“Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i adresohet KFOR-it, por çështja është politike dhe nevojitet zgjidhje politike”.

Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, pyetur rreth njoftimeve se Serbia do të kërkojë “rikthimin” e një mijë trupave serbe në Kosovë duke u thirrur në Rezolutën 12/44 të KS OKB-së.

“Kjo është një çështje që vazhdon të mbetet politike dhe prandaj kërkon zgjidhje politike. Nuk shoh mundësinë që kjo të ketë zgjidhje ushtarake”, ka thënë Hill, siç e citoi media serbe “Nova”. Ai kërkoi “qetësim të situatës dhe krijim të paqes dhe sigurisë në atë zonë”.

“Dhe njerëzit që jetojnë të kenë pritshmëri të qarta se si do të duken jetët të tyre në të ardhmen, dhe kjo mund të arrihet përmes themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe”.

Hill iu referua fjalëve të Emisarit të ShBA’së për Ballkanin, Gabriel Escobar, për Asociacionin, se “ai e bëri të qartë të mërkurën se një diçka e tillë do të ndodhë”.

“Që njerëzit të kenë një fotografi të qartë se si do të jetojnë në ato zona ku kanë qenë me shekuj dhe se kjo do të krijojë një rikthim në normalitewt përmes stabilitetit në atë zonë”, ka thënë Christopher Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat