Labinot Tahiri i ofron ndihmë materiale familjes së pjesëtarit të FSK-së të arrestuar për rastin në Shtërpcë

Lajme

Labinot Tahiri i ofron ndihmë materiale familjes së pjesëtarit të FSK-së të arrestuar për rastin në Shtërpcë

Më: 11 janar 2023 Në ora: 18:16
Labinot Tahiri

Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri ka kërkuar nga qytetarët që të organizohen për t’i ofruar ndihmë materiale Azem Kurtajt, pjesëtarit të FSK-së që u arrestua për plagosjen në Shtërpcë.

Ai ka thënë se ky aksion ka qëllim mbështetjen për familjen e tij, qoftë edhe për mbulimin e avokatëve.

“Ky djali që është paraburgim, ushtari i KOSOVËS SONË , pra i FSK-sē! Ky njeri nganjeherë ka punuar edhe me oborre( dmth zbukurimin e oborreve me pisha e lule) vetem që mos të korruptohet apo ta keqperdorē krenarinë e prindit që ka dhënë githqka për Lirinë e Kosovës, e mos të flas që nuk ka dashur ta demtojë edhe uniformên e ushtrisë sonë..! Në rastëse e marr një aksion të vogēl që me i’a tubuar disa para sepaku për familje , dhe nēse i duhen për avokaturë edhe pse i nderuari Avokati i tij e ka pranuar rastin pa para( dmth falas për ta mbrojtur) a do të përgjigjeni ju lutem? Po ashtu, edhe nëse nuk kanë nevojë fare familja e tij, se paku le ta kuptojnë se jemi me familjen dhe e kanë përkrahjen tonë morale e kombetare, e mos të flas ekonomike. Kjo vlenë për secilin ushtar, polic apo ate që merr frym SHQIP“, ka shkruar Labi.

Pak minuta më vonë, ai ka reaguar sërish në Facebook, ku ka treguar se familja e tij e kanë refuzuar ndihmën, me arsyetimin se qëndrojnë mirë financiarisht.

Derisa ka treguar, se për mbrojtjen e djalit të dëshmorit janë ofruar 5-6 avokatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat