Olenik: Serbia aktivisht po merr pjesë në rekrutimin e mercenarëve rus për luftë në Ukrainë

Lajme

Olenik: Serbia aktivisht po merr pjesë në rekrutimin e mercenarëve rus për luftë në Ukrainë

Nga: F. B. Më: 11 janar 2023 Në ora: 20:03
Aleksandar Olenik

Deputeti i koalicionit “Së bashku për Vojvodinën – vojvodinasit” në Kuvendin e Serbisë, Aleksandar Olenik ka demaskuar dhe akuzuar Serbinë se “po zgjeron propagandën e luftës së Rusisë”, duke u marr aktivisht me “rekrutimin e mercenarëve për luftë”, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Olenik ka publikuar në Tviter postimin se Serbia po zgjeron propagandën me lejimin e kanalit rus “Rusia Sot” (RT), që ka nis punën në Serbi edhe pse është ndaluar nga shumë vende evropiane dhe ka transmetuar thirrjen – apelin  e “vagnerve për vullnetarë dhe kushte shumë të volitshme pagese”.

“Më e turpshmja deri tash....kështu do të jemi sërish të dënuar për mos-ndalimin e kësaj apo ndihmën për kryerjen e krimeve të luftës”, tha Olenik.

“Vagnerët“ janë formacion privat ushtarak i biznesmenit rus Jevgenij Prigozhin. Sipas thirrjes së portalit rus, vullnetarët duhet të jenë mes 22 e 50 vjeç, nuk mund të jenë shtetas ukrainas, apo ndonjë vendi të BE apo NATO-së dhe duhet të jenë të shëndoshë.

Në thirrje thuhet se “kryesorja për ata që interesohen, duhet të jenë patriot edhe shpirt të fortë, të tjerat iu mësohen nga vagnerët”.

Aty shtohet se ata që paraqiten dërgohet direkt në front në zonën e operacioneve ushtarake edhe pse formacionet veprojnë edhe në vende tjera.

“Siguria e vendeve tona është më e rëndësishmja”, shkruan në thirrjen për vullnetarë. Operacione special ushtarake është termi që Moska e përdor për agresionin në Ukrainë që ka nis me 24 shkurt.

Po ashtu aty saktësohet paga prej 240 mijë rublja (më pak se 3.200 euro), ndërsa ata që tregojnë rezultate marrin “shtesë” deri një milion rublja apo (më shumë se 13.000 euro).

Ata do sigurojnë shëndetin dhe jetën dhe marrin garanci për kompensim. “Në rast të vrasjes, familja merr 5 milionë rublja (afër 66.000 euro), harxhimet e bartjes edhe varrimit, ndërsa fëmijët do kenë përparësi në institucionet arsimore në fakultete”, thuhet në thirrje që njoftoi Olenik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat