Vuçiq: Presioni do të vazhdojë kur është fjala për Kosovën, por Serbia di të luftojë

Lajme

Vuçiq: Presioni do të vazhdojë kur është fjala për Kosovën, por Serbia di të luftojë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 07:01
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sonte se gjatë bisedës me kryeministren italiane Giordia Meloni ka folur për gjithçka, si dhe se ka mundur të shoh shumë, të mësojë dhe të bëjë diçka për Serbinë.

Ai përsëriti për TV Happy se Italia është partneri i dytë i Serbisë në Evropë, i treti në botë dhe se shpreson që Meloni të vizitojë Serbinë deri në fund të vitit.

Duke folur për panairin e verës, ai tha se prezantimi kryesor i rajoneve italiane ishte në atë eveniment, sepse Italia është e para apo e dyta për nga cilësia e verës në botë dhe se në sallën e ekspozuesve ndërkombëtarë, Serbia ka pasur një vend pranë Sllovenisë.

“Njerëzit shpesh e nënvlerësojnë rëndësinë e panairit të verës, por ardhja e Melonit e mohoi këtë. Kemi pasur takime dypalëshe, me Ramën dhe Kovaçevskin. Është e rëndësishme që të bëjmë gjëra të mira për popullin tonë, që kur të shkojmë në Greqi ose në Shqipëri deri ne det çdo gjë do jetë me e lehtë se kemi leje pune, leje qëndrimi. Ka shumë gjëra të mira si teknike ashtu edhe politike. Jemi të gjithë të vegjël sa te llogarisim në mbështetjen e dikujt tjetër, Italia është aty me ne”, ka thënë Vuçiq.

Nëse Mali i Zi vendos të hyjë në Ballkanin e Hapur, do të ishte një lajm i mirë që do ta mirëprisnim, tha sonte Vuçiq dhe theksoi se vendimi për anëtarësim është ekskluzivisht e drejtë sovrane dhe vendim i Podgoricës zyrtare. Ai tha se nëse Mali i Zi nuk vendos të anëtarësohet, nuk ka nevojë të dëshpërohet.

“Ballkani i Hapur mund të shihet si pjesë e procesit të Berlinit, por megjithatë është ndryshe, sepse përfaqësuesit e tre vendeve i zbatojnë vetë vendimet pa asnjë presion nga jashtë. Çfarë të keqe ka kjo, do të kishte më pak pritje në kufi, besoj se është mirë për qytetarët e Malit të Zi, por ne do të presim çfarëdo vendimi që ata të marrin”, tha Vuçiq.

Ai tha se presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, gjatë fushatës ka folur pozitivisht për Ballkanin e Hapur, ndërsa për kryeministrin aktual Dritan Abazoviq ka kujtuar se ka thënë vazhdimisht se është absolutisht pro bashkimit të Malit të Zi me këtë iniciativë. “Por ky është ekskluzivisht vendimi i tyre”, ka përsëritur Vuçiq.

Vuçiq tha se pret vazhdimin e presionit ndaj Serbisë kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por se Serbia do të dijë si të merret me të. “Ata do të vazhdojnë të na bëjnë presion, të dyve, më shumë, dhe taktikisht dhe teknikisht, është një lojë, një paraqitje, por Serbia do të dijë të luftojë”, tha Vuçiq nga Verona, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai pret vazhdimin e ofensivës diplomatike në kuadër të propozimit gjermano-francez.

Vuçiq theksoi gjithashtu se Serbia dëshiron normalizim dhe marrëdhënie më të mira me shqiptarët në Kosovë. I pyetur nëse nesër do të ketë diskutim mes negociatorëve kryesorë në vazhdimin e dialogut me Kosovën për zbatimin e marrëveshjes, Vuçiq tha se patjetër do të ketë dhe se drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, shkon në Bruksel. “Është e rëndësishme që ne të tregojmë hapje dhe seriozitet, por duke mbrojtur interesat tona jetike kombëtare dhe shtetërore dhe ai di ta bëjë këtë”, tha Vuçiq.

I pyetur për tensionet në Kosovë dhe incidentet e reja, ai tha se pas provokimit qëndronte synimi për të shmangur formimin e Asociacionit. “Se ky është thelbi, të hyjmë në konflikte më herët që NATO të kthehet kundër Serbisë dhe të mos e formojnë Asociacionin”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se edhe presidentja e Kosova Vjosa Osmani ka thënë se Asociacioni nuk do të formohet kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat