Petkoviq i çon fjalë kryeministrit përmes Sveçlës: Kurtit do t’i priten veshët në takimin e radhës me Vuçiqin

Lajme

Petkoviq i çon fjalë kryeministrit përmes Sveçlës: Kurtit do t’i priten veshët në takimin e radhës me Vuçiqin

Më: 23 prill 2023 Në ora: 07:37
Petar Petkoviq

Pas publikimit të disa fotografive nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, nga vizita që ka bërë dje në veri, ka reaguar edhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq.

Në një postim të fundit, Petkoviq e ka cilësuar publikimin e fotografive si provokim, duke shkruar, “po ecni mbi urë, por keni anashkaluar flamujt serb që valojnë në sfond, sepse e dini se në vendin e kujt jeni”.

Më tej, ai i ka dhënë Sveçlës një porosi për kryeministrin, duke i thënë se:

“Kurtit mund t’i thuash se do t’i priten veshët në takimin e radhës me Vuçiqin!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat