Aleksiq: Derisa Vuçiq organizon tubim, shqiptarët po marrin komunat në veri

Lajme

Aleksiq: Derisa Vuçiq organizon tubim, shqiptarët po marrin komunat në veri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 16:31
Miroslav Aleksiq

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq në Kuvendin e Serbisë, paralajmëroi se derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq “organizon kundër tubim në Beograd”, shqiptarët po marrin në dorë komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se kjo ka ndodhur për shkak se shumicës së serbëve nga veriu i Kosovës “janë urdhëruar që të vijnë në mbledhjen e Partisë Pwrparimtare Serbe” në Beograd, njofton Partia Popullore.

Aleksiq deklaroi se Vuçiq po i “sillte” serbët nga veriu i Kosovës “në autobusët e Kurtit (kryeministri i Kosovës Albin Kurti).

“Është e qartë se Vuçiq ka bërë marrëveshje me Kurtin dhe se deri më tani ka punuar në marrëveshje me të që serbët në Kosovë dhe territorin e Serbisë t’ua dorëzojë shqiptarëve”, tha ai.

Ai tha se “është e trishtueshme se çfarë njeriu e udhëheq Serbinë sot”.

“Historia do ta kujtojë tradhtinë e Vuçiqit ndaj serbëve në Kosovë, shkatërrimin e Serbisë, dhunën, agresionin, krimin, grabitjen, imoralitetin, ndarjen dhe urrejtjen që ai i përdori si mjete për të qëndruar në pushtet”, tha ai.

Sot në Beograd po mbahet mitingu “Serbia e Shpresës”, i organizuar nga SNS, ku marrin pjesë qytetarë nga të gjitha anët e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat