Policia e Kosovës ‘aksion’ në Zveçan, media serbe ngrit alarmin: Qytetarët serbë të mërzitur – ateron edhe një helikopter i KFOR-it!

Lajme

Policia e Kosovës ‘aksion’ në Zveçan, media serbe ngrit alarmin: Qytetarët serbë të mërzitur – ateron edhe një helikopter i KFOR-it!

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2023 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Zveçan aktualisht po tenton të bëjë arrestime të reja të serbëve, raporton Kosova Online, transmeton “Bota sot”.

Rruga kryesore në Zveçan raportohet se është e bllokuar nga të dyja anët.

Qytetarët janë shprehur dukshëm të mërzitur, pasi papritur janë shfaqur disa automjete nga të cilat kanë dalë forcat speciale dhe janë pozicionuar rreth godinave.

Supozohet se tentativa për arrestim është bërë nga policë me rroba civile, ndërsa veturat e njësive speciale janë të vendosura në disa kryqëzime në Zveçan dhe dy xhipa janë të parkuar në kryqëzimin afër karburantit. Në to ndodhen disa pjesëtarë të njësive speciale me tyta të gjata dhe pajisje të plota luftarake.

Pothuajse në të njëjtën kohë me informacionet për aksionin e Policisë së Kosovës në Zveçan, banorët vendas kanë raportuar për Kosovo-online se helikopteri i KFOR-it ka zbritur në Zhitkovc të kësaj komune.

Siç mësohet jozyrtarisht, ulja e helikopterit nuk ka të bëjë me aksionin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në qendër të Zveçanit, pasi fluturimi ishte planifikuar më herët në kuadër të aktiviteteve të rregullta të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat