“Vitin tjetër presim trazira dhe konflikt më të madh”: Vuçiq propagandon në përvjetorin e 182’të të SANU-s famëkeq

Lajme

“Vitin tjetër presim trazira dhe konflikt më të madh”: Vuçiq propagandon në përvjetorin e 182’të të SANU-s famëkeq

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 13:50
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë vitit 2024 “do të ketë trazira dhe konflikt më të madh” se në vitin 2023, duke folur nga Akamedia famëkeqe e Shkencave dhe Arteve (SANU) në Beograd.

“Kur e them këtë, kam ndërmend çdo lloj kërcënimesh ndaj popullit tonë në Kosovë dhe Republika Srpska dhe në shumë pjesë tjera të rajonit.

Prandaj mendoj se është skajshmërisht e rëndësishme që të dëdgjojmë mendimet dhe pikëpamjet e ndryshme çdo ditë, që të gjejmë emërues të përbashkët, si të ruajmë lirinë, vendit dhe të ardhmen në përgjithësi”, ka thënë Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.

“Rrugëdalja jonë është zgjidhja përmes kompromisit, ani pse e dimë që nuk do të ketë”, tha ai duke iu referuar procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat