​Vuçiq takohet me anëtarët e QUINT-it dhe BE-së

Lajme

​Vuçiq takohet me anëtarët e QUINT-it dhe BE-së

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:45
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sonte ka takuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it – Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësuesin e ambasadës amerikane në Beograd.

Shërbimi për media i presidentit serb njoftoi se nuk do të ketë asnjë njoftim nga takimi i Vuçiq me përfaqësues të QUINT-it dhe BE-së në Beograd.

“Kabineti i presidentit të Republikës së Serbisë njofton opinionin se nuk do të ketë njoftim nga takimi që ai ka mbajtur me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së.

Çdo fjalë formale do të ishte e tepërt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat