Ministri kroat flet në Tiranë për aleanca të reja, thotë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do të dalin me deklaratë të përbashkët

Lajme

Ministri kroat flet në Tiranë për aleanca të reja, thotë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do të dalin me deklaratë të përbashkët

Më: 18 mars 2025 Në ora: 00:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri kroat i mbrojtjes Ivo Anusic gjatë një vizite në Tiranë ka deklaruar se me homologun e tij shqiptar Pirro Vengu, janë dakorduar për projekte të përbashkëta.

Gjithashtu ai njofton se takimit, të martën do t’i bashkohet e ministri i Kosovës, Ejup Maqedonci.

Ai paralajmëron se tre vendet së shpejti do të nënshkruajnë një deklaratë për të cilën do të flasin të martën.

“Me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë jemi marrë vesh për bashkëpunim dhe koordinim dhe projekte të përbashkëta. Bëhet fjalë për Evropën Juglindore dhe ndoshta edhe për një vatër krize në momentin e pikërishëm në Evropë dhe botë dhe jemi koshient se sa është me rëndësi që të ketë bashkëpunim dhe aleanca me vendet e Evropës Juglindore. Interesi i Kroacisë është paqja që të ketë një situatë qe s’do të këtë eskalim dhe kjo është arsyeja që po bisedojmë me ministrin shqiptar, nesër do të na bashkohet edhe ministri i mbrojtjes së Kosovës dhe së shpejti nënshkruajmë një deklaratë për të cilën do të flasim më shumë nesër”, ndau detaje ministri kroat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat