E dhimbshme: Kjo është 12 vjeçarja që vdiq në Pediatri

Lajme

E dhimbshme: Kjo është 12 vjeçarja që vdiq në Pediatri

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 14:37
Loresa Shala

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte nën trajtim mjekësor në repartin e Pediatrisë.

Bëhet fjalë për 12-vjeçaren nga Mushtishti i Suharekës, Loresa Shala.

Në një njoftim mortor, familja ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të mbahet nesër në varrezat e fshatit.

Image
Njoftim mortor

Policia kishte nisur hetimet për këtë rast, ndërkohë që nuk dihen detajet e vdekjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat