Arrestime në rajonin e Tetovës, MPB me detaje

Maqedonia

Arrestime në rajonin e Tetovës, MPB me detaje

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Në fshatin e Tetovës Dobrosht dje në orën 10:40 nëpunës të policisë me urdhër gjyqësor e kanë arrestuar D.I. (31) nga fshati i njëjtë.

I dënuar me dënim me burg për veprën e kryer penale “vjedhje e rëndë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sot, në orën 10:20 në fshatin e Tetovës Reçicë e Madhe nga një nëpunës i policisë me urdhër gjyqësor ishte arrestuar I.SH. (51) nga fshati i njëjtë, i dënuar me dënim me burg për veprën e kryer penale “vjedhje”.

D.I. dhe I.Sh. ishin dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës, për të vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat