Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut organizon aktivitet me studentët e Mjekësisë në Shkup

Maqedonia

Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut organizon aktivitet me studentët e Mjekësisë në Shkup

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 20:25
Studentët e Mjekësisë në Shkup gjatë aktivitetit “Coffee with a Diplomat”, të organizuar nga Ambasada Amerikane.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe American Corner Shkup, ka organizuar aktivitetin “Coffee with a Diplomat” në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Gjatë këtij takimi, studentët patën mundësi të takonin përfaqësuesen mjekësore të Shërbimit të Jashtëm të Ambasadës Amerikane, të njiheshin më afër me profesionin e asistentit të mjekut dhe të diskutonin për qasjet e sistemit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesja e Ambasadës ndau gjithashtu përvojën e saj profesionale, duke treguar se si pasioni për mjekësinë e kishte orientuar drejt një karriere në diplomaci.

Ky aktivitet synon të krijojë mundësi për shkëmbim përvojash dhe njohurish mes të rinjve dhe përfaqësuesve diplomatikë, duke u ofruar studentëve një perspektivë më të gjerë mbi mundësitë profesionale në fushën e mjekësisë dhe përtej saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat