Mot i butë vjeshtor në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Mot i butë vjeshtor në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 09:59
Fotoilustrim

Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e mëngjesit, në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës pritet mot relativisht i qëndrueshëm dhe temperatura më të larta për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 16 deri në 18 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperatura minimale do të jetë rreth 9 gradë, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht e dobët, ndërsa reshje të konsiderueshme shiu nuk parashikohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat