Maqedonia e Veriut sot me vranësira dhe intervale me diell, ja sa do të jenë temperaturat

Maqedonia

Maqedonia e Veriut sot me vranësira dhe intervale me diell, ja sa do të jenë temperaturat

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 10:17
Fotoilustrim

Moti në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell në disa pjesë të vendit.

Sipas parashikimit, temperaturat do të shënojnë rritje graduale, ndërsa nuk priten reshje të konsiderueshme shiu. Vranësirat do të mbizotërojnë gjatë pjesës më të madhe të ditës, me mundësi për periudha me kthjellime.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius, varësisht nga rajoni.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites. Temperatura minimale do të jetë rreth 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 15 gradë.

Gjatë orëve të mbrëmjes, temperaturat do të pësojnë rënie graduale, duke sjellë mot më të freskët në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat