30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin në Ohër, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj partneres dhe e privoi nga liria

Maqedonia

30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin në Ohër, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj partneres dhe e privoi nga liria

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 10:14
Fotoilustrim

Gjykata Themelore në Ohër ka caktuar 30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin Kristian Koraboski, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij, 26-vjeçares Sara Gjorgjieska.

Vendimi është marrë sot në mëngjes, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike, e cila ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pas mbledhjes së provave lidhur me rastin.

Sipas informacioneve të publikuara, Koraboski po ndiqet penalisht për tri vepra: lëndim trupor, privim të kundërligjshëm nga liria dhe rrezikim të sigurisë.

Fillimisht, gjatë ditës së djeshme, ndaj 31-vjeçarit ishte caktuar masa e kujdesit. Megjithatë, pas sigurimit dhe shqyrtimit të provave të mbledhura, Prokuroria vlerësoi se ekzistonin arsye për të kërkuar një masë më të rëndë sigurie, duke iu drejtuar gjykatës me kërkesë për paraburgim, shkruan AlsatM, transmeton "Bota sot".

Gjykata e ka miratuar kërkesën dhe ka vendosur që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa procedurat hetimore lidhur me rastin pritet të vazhdojnë.

Rasti ka ndodhur në Ohër dhe lidhet me dyshimet për dhunë ndaj partneres së tij. Koraboski dyshohet për veprat e përmendura, ndërsa përgjegjësia e tij penale do të përcaktohet nga organet kompetente gjatë procedurës gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat