Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 prill 2021 Në ora: 08:28
Ilustrim

Moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites vranësirat pritet të riten dhe do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në gjashtë gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga 17 deri në 22 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperatura minimale do të ulet deri në katër gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat