Letër kryetarit të VMRO-së Kristijan Mickoskit

Maqedonia

Letër kryetarit të VMRO-së Kristijan Mickoskit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 prill 2023 Në ora: 10:50
Sulejman Mehazi

A me të vërtete ju "gospodine" Mickoski na konsideroni njësoj si nacionalitetet tjera pakicë në shtetin me emrin gjeografik tuajin dhe tonin RMV, a me të vërtetë na urreni aq shumë e pa kufij, sikurse grekët e bullgarët që s'ju duan juve?, poashtu edhe ju të njëjtët veprime bëni ndaj nesh. Po ju bëjmë disa pyetje  të logjikshme e kurrsesi cinike e nënçmuese, i nderuar kryetar i VMRO-së, Mickoski?

-Ç'jeni ju, maqedonas antikë, apo maqedonas sllavë? Po të ishit popull antikë atëherë do duhej ta flisnit ose greqishten ose shqipen, pasi argumentet historike, gjuhësore e shkencore vërtetojnë se në këto territore kanë jetuar dy popuj me gjuhët e tyre të veçanta helase e ilire. Kjo argumenton se prejardhja e juaj është sllave, ardhacakë të ardhur në këto troje nga Rusia e largët.

Nëse ju e bashkështetasit e mi maqedonas do ishit popull me tradita  kulturore, tradicionale, folklorike, gjuhësore e fetare autoktone e origjinale, pse atëherë grekët ju detyruar ta ndërroni emrin e shtetit tuaj nga Maqedonia nacionale në Maqedoni territoriale të Veriut ?, mos vallë territori juaj kombëtar është i dyshimtë?, pse bullgarët s'ua pranojnë identitetin tuaj gjuhësor?, mos vallë identiteti juaj gjuhësor është i dyshimtë?, pse serbët ua pranuan kishën tuaj autoqefale ortodokse maqedonase,?, mos vallë ju vetë e konsidereni veten serbë? Jo 100  por 80 % jam i bindur se ju dhe qytetarët tuaj maqedonas e konsideroni veten më shumë si serbë sesa si maqedonas, ju zemrën e shpirtin e jepni për Serbinë.

Pra, rrezikshmëria e qenies suaj kombëtare, gjuhësore e fetare nga cila anë vjen, nga shqiptarët që i urreni deri në pafundësi, apo nga serbët, grekët dhe bullgarët?

-O ti i nderuar Mickoski, si mund të jetë e rrezikshme për ju, gjuha shqipe e shqiptarët, kur kurrgjë s'kanë të përbashkët me maqedonishten e popullin tuaj maqedonas, si nga aspektet identitare, folklorike, kulturore, gjuhësore, leksikore, fonetike, morfologjike, sintaksore e alfabete-drejshkrimore? Aq jeni i pa marrë vesh e aq naiv politikan sa që nuk e kuptoni se nga ju vjen rreziku i qenies suaj kombëtare, gjuhësore e fetare.

Po nga ju vjen rreziku, a nga shkrimi qirilik serb e bullgar, apo nga alfabeti latin i shqiptarëve?, nga gjuha e juaj motër serbe-bullgare, apo nga shqipja e veçantë?, nga feja juaj e njëllojtë ortodokse serbe,-greke-bullgare, apo nga bashkështetasit tuaj shqiptarë me fe myslimane? Mos kjo tregon  se ju me të vërtetë nuk i dini armiqtë e popullit tuaj?!

A me të vërtetë nuk e kuptoni se pa shqiptarët e urtë nuk do egzistonte edhe shteti juaj i RMV-së?!

A me të vërtetë 30% të shqiptarëve në RMV i llogaritni si pakicat e Kroacisë, a me të vertetë nuk e kuptoni se 4% të serbëve të Kosovës kanë barabarësi kushtetuese të njëjtë me shqiptarët në tërë territorin e Kosovës?!

A me të vertetë je nacionalist, shovinist e armik i shqiptarëve të RMV-së...???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat