​Ajo ishte një simbol s*ksi, mbijetoi krizën nervore - sot është 60-vjeç dhe ende performon

Mediale Vip

​Ajo ishte një simbol s*ksi, mbijetoi krizën nervore - sot është 60-vjeç dhe ende performon

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:25
Kim Wilde

Këngëtarja Kim Wilde ishte një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në fillim të viteve 1980 dhe tash feston 60-vjetorin e lindjes.

Megjithëse ishte në kulmin e popullaritetit të saj në shekullin e kaluar, Kim ende performon.

Ajo ka publikuar 12 albume deri më tani, dhe i fundit i quajtur "Another Step" doli në vitin 2012.

Në kohën e saj të lirë, ajo merret edhe me kopshtari dhe siç tha para mediave britanike disa vjet më parë, ajo ra në dashuri me të pas një krize nervore, të cilën e kishte në kulmin e karrierës.

Disa vjet më parë, ajo e gjeti veten në faqet e para të mediave botërore, kur pretendonte se kishte parë alienë.

"Unë isha në kopsht me një mik, dhe një grua një ditë pasi Michael Jackson vdiq dhe ne pamë dy drita të ndritshme në qiell. Ata dukeshin si hëna, por shumë më të mëdha. Ata qëndruan pezull, dhe pastaj filluan të lëviznin shpejt. E tëra zgjati 20 minuta dhe nuk ishim të vetmit që i pamë, pasi u shkrua në gazetat lokale. Kjo më ndryshoi jetën, u ndjeva e lidhur me universin, më frymëzoi dhe më solli shpresë. Mendoj se është si kur dikush thotë se ai e pa Zotin ", tha ajo për BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat