Dikush shpifi në emrin e tij dhe e revoltoi në rrjete sociale Robert Berishën!

Mediale Vip

Dikush shpifi në emrin e tij dhe e revoltoi në rrjete sociale Robert Berishën!

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:32
Robert Berisha

U bë vetëm pak kohë që këngëtari Robert Berisha na erdhi në ekran edhe si moderator, me emisionin e tij të ri titulluar “Robi plaket kur don vetë”.

Në kaq pak kohë, programi i tij është kthyer në më të komentuarin e këtyre ditëve në media, madje për Robertin nisën të qarkullonin edhe lajme të rreme.

Këto lajme s’mund të shpëtonin për shumë gjatë pa u parë nga Roberti, i cili e ka marrë situatën në dorë dhe ka vendosur të sqarojë gjithçka.

Në njërën prej mediave të Kosovës shkruhej:

“Robert Berisha: Sa të ketë në Kosovë votues të Vetëvendosjes, kurrë s’kemi me ec përpara.”

Por duket se kjo deklaratë ka qenë një shpifje, ndërsa këngëtari ka sqaruar i revoltuar se nuk do ta përfshijë asnjëherë politikën në emisionin e tij.

Më herët, Roberti tregoi se do të ftojë në emisionin e tij edhe ish-partneren Nora Istrefi, e cila e ka pëlqyer formatin e tij dhe ka shprehur vetë dëshirën të jetë njëra prej të ftuarave.

Image
Insta

Megjithatë nuk kemi ende një datë për prezencën e Norës në “Robi plaket kur don vetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat