Zbulohet shifra milionëshe që do të fitojë Mike Tyson për kthimin e tij në boks kundër Roy Jones Jr

Mediale Vip

Zbulohet shifra milionëshe që do të fitojë Mike Tyson për kthimin e tij në boks kundër Roy Jones Jr

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:03
Mike Tyson

Mike Tyson dhe Roy Jones Jr do të ndeshen mes vete në një ndeshje boksi të shtunën mbrëma, pasi kanë konfirmuar rikthimin në boks pas shumë viteve.

Legjendat e boksit që janë 54 dhe 51 vjeç, do të hyjnë sërish në ring në datën 28 nëntor, mirëpo ata do të kenë rregulla të tjera nga boksi i përhershëm.

Megjithatë, përveç rregullave, tifozët dhe njerëzit ishin kurioz të dinin edhe për përfitimet e Tyson dhe Roy Jones Jr për rikthimin e tyre në boks.

Sipas Kevin Iole të Yahoo Sports, legjenda e boksit, Tyson, do të fitojë një shumë prej 10 milionë dollarësh, ndërsa Jones Jr do të fitojë rreth tre milionë dollarë.

‘Iron’ Mike pretendon se ai nuk do të marrë asnjë qindarkë për rikthimin e tij në boks, duke këmbëngulur se fitimet e tij do të dhurohen për bamirësi.

“Do të jetë për bamirësi të ndryshme. Askush nuk duhet të shqetësohet kurrë për pasurimin tim, ose të xhelozojë, ose për të thënë se po bëj [rikthimin] për para”.

“Unë nuk po marr asgjë. Unë thjesht ndihem mirë duke e bërë këtë sepse mundem”, ka thënë Tyson për TMZ Sports.

Tyson, 54 vjeç, nuk ka luftuar që nga humbja e tij dërrmuese ndaj Kevin McBride në vitin 2005, por duket në formë fenomenale përpara luftës së tij të parë në 15 vjet, pasi tregoi fizikun e tij para disa ditësh.

Sa i përket Jones Jr, 51-vjeçari për herë të fundit luftoi në vitin 2018 kur ai mundi Scott Sigmon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat