Blunt dhe Real marrin hak pas deklaratës së Gjikos: Nuk ekziston më ai!

Mediale Vip

Blunt dhe Real marrin hak pas deklaratës së Gjikos: Nuk ekziston më ai!

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 07:27
Gjiko, Real 1 dhe Dj Blunt

Në shkurt 2018 Dj Blunt dhe Real One shpërthyen në të shara ndaj Ledri Vulës dhe madje publikuan një seri videosh ku e ofendonin reperin e njohur. Atae quajtën “kurvë” dhe me një seri epitetesh të tjera shumë ofenduese.

Në video-t e publikuara asokohe DJ Blunt ka ofenduar rëndë edhe Gjikon.

“Ti deri më dje ke punuar në Tetovë ku shisje sanduiçë me proshutë. Je kthyer në Prishtinë ku shërbeje kafe dhe çaj dhe ke punuar si dentist. Jo se kam ndonjë gjë kundër profesionit të kamarierit apo kuzhinierit, respekt pa masë, por ti je fals, se pas një viti del ti me Lamborgini dhe këndon: ‘Shtrenjt, shtrenjt, shtrenjt…’. Je kurvë false”, ka thënë Dj Blunt për Gjikon duke theksuar se ai dhe jetën e flokët i ka me qera.

Ata i vijuan sulmet e tyre, por  Gjiko zgjodhi një mënyrë më të qytetëruar për t’iu përgjigjur në maj të po atij viti. Përmes një fotoje në Instastory ku shfaqej me para në dorë, ai shkruante “E falenderoj @bluntandreal për marketingun që po më bën”.

Ai editoi një video të transmeuar në televizionin “Klan”, ku DJ Blunt shprehej pozitivisht për të. “Të dua bre” i shkruante Gjiko- Dj Blunt teksa e shoqëronte me një zemër edhe një emoji që qesh.

Mirë, “lufta e ftohtë” mes tyre është zgjuar sërish.

Pak javë më parë, teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan”, Gjiko tha në lojën “Paintball” se  Real 1 dhe Dj Blunt janë më të dobtët në karrierë dhe se do ju bënte diss duke qenë se dhe ata kanë bërë shumë për të.

Madje reperi këndoi direkt në emision një frazë të shkurtër si “diss” për ta dhe pse në fillim nuk dëshiroi ta bënte këtë gjë duke u shprehur: “Nuk kam pse t’i bëj të famshëm se janë të vdekur, nuk kam pse t’i bëjë të gjallë”.

Hakun e kësaj deklarate Blunt dhe Real e kanë marrë mbrëmjen e sotme në të njëjtin emision, në të njëjtën lojë.

Dy reperët, të pyetur për Gjikon thanë “Nuk ekziston më ai”, teksa e goditën që në nisje të lojës. Po ashtu, ata e cilësuan si “buzëqumësht” dhe të vetmin me të cilin kanë një problem, pasi gjuajtjet e tjera i cilësuan si lojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat