Kjo është gruaja së cilës Princi Charles i propozoi martesë para Lady Dianës

Mediale Vip

Kjo është gruaja së cilës Princi Charles i propozoi martesë para Lady Dianës

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 20:58
Princi Charles, Lady Diana

Aktualisht, Princi Charles, 70 vjeç, është lumturisht i martuar me gruan e tij të dytë Camilla-n dhe po kalon kohë me nipërit e mbesat e tij, ndërsa përgatitet për rolin e tij të ardhshëm si mbret.

Por në vitin 1979 ai po mendonte për të ndërtuar një të ardhme me një grua krejt tjetër në krah. Para se të fillonte të dilte me Lady Diana Spencer, në fillim të vitit 1980, Princi Charles i propozoi një gruaje tjetër, kjo sipas burimeve të ndryshme gjatë viteve - përfshirë serialin dokumentar britanik së fundmi, “The Royal House of Windsor”.

Emri i saj ishte Lady Amanda Knatchbull (tani është e martuar dhe është Amanda Ellingworth) dhe është mbesa e Lord Louis Mountbatten. Ky i fundit ishte xhaxhai i Princit Philiph dhe kushëriri i largët i Mbretëreshës Elizabeth. Lord Louis Mountbatten ishte edhe njeriu që u përpoq më shumë të bindte Princin Charles të martohej me mbesën e tij, mirëpo ishte pikërisht Amanda ajo që e refuzoi Charles-in. Fakti që ishin kushërinj nuk ishte aspak një problem për mbretërorët asokohe.

Image

Sipas librit të Penny Junor, “The Firm”, Lord Mountbatten filloi dredhinë e tij në 1974-ën, duke i dërguar një letër stërnipit të tij 25-vjeçar për këshilla rreth zgjedhjes së gruas.

"Një burrë duhet të zgjedhë një vajzë të përshtatshme, tërheqëse dhe me karakter të ëmbël, para se ajo të takojë dikë tjetër dhe të mund të dashurohet me të”, -shkroi ai ndër të tjera.

Gjatë një udhëtimi në vitin 1979, në bordin e një anije në Ishujt Perëndimor pranë brigjeve të Skocisë, Charles i propozoi Amanda-s. Sipas “The Royal House of Windsor”, Charles e pyeti: "A do të jesh gruaja ime?". Ndërsa Amanda i tha "jo".

Image

Ka shumë arsye që dyshohet se ajo e ka refuzuar propozimin. Njëra është se ata kishin kaluar shumë kohë së bashku dhe ai ishte më shumë si një vëlla për të.

Një tjetër është se ajo kishte frikë për jetën e saj, pasi IRA po terrorizonte anglezët në atë kohë. Propozimi i Princit Charles erdhi rreth kohës kur gjyshi i saj, Lord Mountbatten, u vra nga Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) në gusht të atij viti. Gjyshja e Amandës, Lady Brabourne dhe vëllai i vogël, Nicholas, u vranë gjithashtu në sulm.

Më pas Princi Charles filloi të dilte me Dianën - të cilën ai e kishte takuar disa vjet më parë - në janar të vitit pasues. Ndërsa në shkurt të vitit 1981, kur ai propozoi, ajo tha “po”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat