“Nuk jam si ti që e bëj për një kafe”, Melisa lë studion dhe shpërthen në lot në prapaskenë

Mediale Vip

“Nuk jam si ti që e bëj për një kafe”, Melisa lë studion dhe shpërthen në lot në prapaskenë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 20:55
Melisa

Këtë episod të ‘Përputhen’ Sindi dhe Melisa u përfshinë në një debat ku nuk munguan fyerjet e tonet e larta. E gjitha nisi nga një çështje e ndjeshme për Sidnin, virgjëria.

22-vjeçarja ka deklaruar në hyrjen e saj në emision se nuk ka pasur marrëdhënie me meshkujt, e në “Për’Puthen” vjen për të përjetuar për herë të parë këto emocione.

Ndërkohë, kjo deklaratë shpesh është pasur me deklarata të tjera nga konkurrentët, të cilët kanë vendosur gjithnjë në pah, temën e virgjërisë. Kjo ishte dhe arsyeja e debatit mes Melisës dhe Sindit.

Vajza nga Laçi pyeti Mevlanin se ai ka deklaruar më herët se është tepër i dhënë pas seksit dhe shtoi se si ndihet ai që në takime del me një vajzë pa eksperienca në këtë fushë.

Ndërkohë Sindi, u kundërpërgjigj duke thënë se po të dojë e bën një gjë të tillë, por ka vendosur që atë ta realizojë me një person që e dashuron, duke shtuar se nuk është si Melisa që sipas saj e bën për një “kafe”.

Pas kësaj deklarate, Melisa u largua nga studio, ku u pa në prapaskenë teksa qante e bërtiste me të madhe.

Ndërkohë shumica e konkurrentëve u pozicionuan pranë saj për ta qetësuar.

Ndërsa nga krahu tjetër, Mevlani dhe Arjoni, qëndruan pranë Sindit, e cila gjithashtu ishte tepër e revoltuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat