Saimirin e “Love Story” do ta shohim së shpejti në serialet turke!

Mediale Vip

Saimirin e “Love Story” do ta shohim së shpejti në serialet turke!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Saimir Kasemi

Saimir Kasemi, ‘princi modern’ i emisionit të ri në “Tv Klan”, “Love Story”, është kthyer në personazhin më të komentuar të këtyre tre javëve.

Vajzat po konkurrojnë me njëra-tjetrën për të fituar zemrën e Saimirit, i cili i ka rënë shumë në sy edhe vajzave jashtë televizionit.

Jo vetëm kaq! “Kryefjala” bën me dije se regjisori i famshem turk Deniz Yorulmazer i njohur nga filmi “Bay Yanlis” ka shprehur interes për të bërë Saimirin pjesë të kastit të tij.

Me këtë regjisor ka punuar edhe aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman.

Ende nuk dihet nëse Saimiri e ka pranuar ofertën, megjithatë kjo është një mundësi tepër e mirë për “princin modern”, i cili shumë shpejt mund të bëhet personazhi kryesor në serialet turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat