Rihanna zyrtarisht në lidhje me Asap Rocky

Mediale Vip

Rihanna zyrtarisht në lidhje me Asap Rocky

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Rihanna dhe Asap Rocky

Rihanna dhe Asap Rocky po e shijojnë lidhjen e dashurisë.

Në Janar të vitit 2020 dolën zëra se Rihanna dhe Asap Rocky janë në një lidhje dashurie, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo për faktin se ata u panë së bashku në prapaskenë në një koncert.

Pas kësaj, një burim për The Sun tha se ata vërtet po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit dhe se po i merrnin gjërat me qetësi pasi ishin në fillimet e lidhjes.

Në atë periudhë, Rihanna nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë me të dashurin e saj, biznesmenin Hassan Jameel, pas gati tre vitesh lidhje. Ndërsa tani duket se dyshja e kanë bërë lidhjen zyrtarisht më serioze. Të paktën kështu ka bërë të ditur një burim për People, që konfirmoi se ata po takohen shpesh me njëri-tjetrin. Ky lajm vjen pas raportimeve të Page Six dhe Us Weekly që Rihanna dhe A$AP Rocky u panë me një grup miqsh në Beatrice Inn në NYC këtë fundjavë – duke nxitur edhe më shumë spekulime rreth statusit të marrëdhënies së tyre.

Në fakt, Rihanna dhe Rocky kanë qenë miq prej shumë kohësh. Ai madje ishte pjesë e fushatës së saj Fenty Skin. Mirëpo, Rihanna është shumë e rezervuar për jetën e saj personale, kështu që mos prisni që t’i konfirmojë këto lajme… të paktën jo tani afër.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat